Moti në Shqipëri, pasditja me reshje të dobëta shiu

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite, të cilat pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash në zonën lindore të vendit.

Pjesa tjetër e vendit parashikohet pa reshje shiu.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti – Valëzimi në dete i forcës 1 ballë. /Telegrafi/