I dërguari i veçantë amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff deklaroi në një intervistë për CNBC se ka të ngjarë të udhëtojë në Izrael javën e ardhshme për të koordinuar planet lidhur me luftën kundër Iranit.
Ai gjithashtu sugjeroi mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit, duke thënë se "le të shohim nëse iranianët duan të bisedojnë", dhe vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkatërruar pothuajse të gjitha kapacitetet e Iranit për pasurimin e uraniumit.
"Le të shohim nëse iranianët duan të bisedojnë. Nëse duan, jam i sigurt që presidenti do të ishte i hapur për këtë”, tha ai.






