Aliu: Për herë të parë në vend kemi përgatitur një plan kombëtar për menaxhimin e viktimave masive

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me disa institucione kompetente, ka përgatitur një plan kombëtar për menaxhimin e viktimave masive, me qëllim përballimin e rreziqeve në rritje nga ngjarje që mund të rezultojnë me një numër të madh viktimash – si katastrofa natyrore, aksidente trafiku, incidente industriale, zjarre dhe situata të tjera të jashtëzakonshme. Veçanërisht pas ngjarjes tragjike në Koçan, është bërë e qartë se është e domosdoshme hartimi i një plani gjithëpërfshirës që vendos standarde institucionale për koordinimin, triazhin, transportin dhe trajtimin e personave të lënduar.

"Ky plan, i cili u miratua në mbledhjen e sotme të Qeverisë me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, është përgatitur me mbështetje të madhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe është në përputhje me rekomandimet e NATO-s dhe standardet e Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit. Me miratimin e këtij plani synohet ulja e vdekshmërisë dhe rritja e shkallës së mbijetesës në rast të incidenteve masive, përmirësimi i koordinimit ndërmjet institucioneve dhe reagim më i shpejtë, rritja e gatishmërisë operacionale të institucioneve shëndetësore, si dhe zhvillimi i një sistemi për trajnim, ushtrime simulimi dhe përmirësim të vazhdueshëm", sqaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Gjithashtu, qëllimi i planit është të sigurojë protokolle operative në nivel strategjik, spitalor dhe para-spitalor, si dhe përdorim dhe shpërndarje racionale të burimeve njerëzore dhe materiale, duke krijuar një kornizë kombëtare të harmonizuar për veprim të koordinuar në rast të ngjarjeve me viktima masive.

Në procesin e hartimit të planit kombëtar për menaxhimin e viktimave masive, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur një qasje multisektoriale dhe multidisiplinare, e cila mundësoi koordinim profesional, institucional dhe ndër-resor. Në këtë proces u përfshinë Instituti i Shëndetit Publik, shërbimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, qendrat urgjente, Qendra për Menaxhimin e Krizave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim,