Hailey Bieber: U martova me një burrë që ka vuajtur nga presioni publik që kur ishte i ri

Hailey Bieber në një intervistë për 'Vogue Australia' foli për jetën nën vëmendjen e vazhdueshme të publikut dhe për mbështetjen që merr nga bashkëshorti i saj, Justin Bieber.

Ajo tha se të jetosh nën presionin e mediave dhe opinionit publik nuk bëhet kurrë plotësisht më e lehtë, edhe pse me kohën mëson ta përballosh më mirë.

Sipas saj, fakti që është e martuar me dikë që e kupton këtë presion është një burim i madh ngushëllimi.