Gati dy javë deri te ndeshja historike – si qëndrojnë lojtarët e Kosovës para sfidës me Sllovakinë

Rreth pesë muaj më parë, përzgjedhësi i Franco Foda kishte publikuar listën e futbollistëve të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, ndërsa tani kanë mbetur më pak se tri javë para sfidës historike ndaj Sllovakisë.

Ajo periudhë rezultoi shumë pozitive për Kosovën, pasi “Dardanët” arritën një fitore të rëndësishme ndaj Sllovenisë (2-0) si mysafir, duke siguruar pjesëmarrjen në play-off për Kupën e Botës 2026, ndërsa më pas barazuan me Zvicrën (1-1) në “Fadil Vokrri”.

Foda në atë kohë kishte ftuar 26 lojtarë, duke i lënë dy apo tre në tribunë në këto ndeshje.

Tashmë situata ka ndryshuar dhe Kosova po përgatitet për një tjetër sfidë të madhe. Më 26 mars, Kosova do të përballet si mysafire me Sllovakinë, në gjysmëfinalen e play-off-it për Kampionatin Botëror, shkruan Telegrafi.

Në prag të kësaj përballjeje vendimtare, vëmendja rikthehet te lista e lojtarëve që ishin pjesë e grumbullimit të fundit të rëndësishëm. Gjatë këtyre muajve, shumë gjëra kanë ndryshuar për futbollistët e Kosovës: disa prej tyre po kalojnë një formë të shkëlqyer në klubet e tyre duke shënuar gola dhe duke luajtur rregullisht, të tjerë janë përballur me lëndime apo kanë humbur minutat në skuadrat përkatëse.

Kjo analizë hedh një vështrim mbi gjendjen aktuale të secilit prej lojtarëve të ftuar atëherë nga Franco Foda – kush është në formë të mirë, kush po shkëlqen me gola e asistime, kush po përballet me probleme fizike dhe cilët futbollistë kanë më pak hapësirë në ekipet e tyre.

Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë kombëtare evropiane – por mbetet e vështirë