Në Ferma VIP 3? Sara Gjordeni reagon pas thashethemeve në rrjet

Sara Gjordeni ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në sezonin e ri të spektaklit Ferma VIP.

Përmes një postimi në Instagram, ajo zbuloi se i është bërë menjëherë ftesë për t’u bashkuar me edicionin e tretë të reality-show-t, sapo doli nga Big Brother VIP Albania, por vendosi të mos e pranojë.

Gjordeni shkroi se edhe pse emri i saj është përmendur disa herë si pjesëmarrëse e mundshme këtë vit, ajo konfirmon se nuk do të jetë pjesë e spektaklit.

Foto: Instagram

“Në ekran do të shihemi pas shumë pak muajsh, por jo me reality”, u shpreh ajo në fund të mesazhit.

Ka lënë të kuptohet se së shpejti vjen në ekran, por me një program të ri.

Publikohet promo zyrtare: Arbana Osmani – prezantuesja e Ferma VIP 3