Nazmi Gripshi debuton në shtëpi me gol te Rubin Kazani dhe shpallet 'Lojtar i ndeshjes'

Ish-futbollisti i FC Ballkani, Nazmi Gripshi, ka pasur një debutim të shkëlqyer me Rubin Kazan duke shënuar gol dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë ndaj Krasnodar me rezultat 2-1.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së 20-të të Russian Premier League, ku Rubin Kazan kërkonte ta niste me fitore stinorin poranveror.

Gripshi realizoi golin e parë të takimit në minutën e 24-të. Ai pranoi një top jashtë zonës, avancoi drejt portës dhe pasi dribloi bukur një mbrojtës kundërshtar, goditi saktë për të gjetur rrjetën dhe për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij 1-0.

🇦🇱⚽️ Nazmi Gripshi scored his first goal for Rubin Kazan in his starting debut.

Calm and composed in front of the goal. 🥶 pic.twitter.com/TDI9PbeTU5
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) March 8, 2026