Nga Barcelona te perandoria e biznesit: Luajti me Messin, pastaj ndërtoi pasuri prej 300 milionë euro jashtë futbollit

Edhe pse luajti për gjigantin spanjoll Barcelona dhe ndau fushën me legjendën Lionel Messi, emri i Martin Braithwaite nuk do të kujtohet si një nga yjet më të mëdhenj të futbollit.

Megjithatë, sulmuesi danez është bërë një nga futbollistët më të pasur në botë falë suksesit të madh në biznes.

Braithwaite, së bashku me bashkëshorten e tij Anne-Laure, ka ndërtuar një perandori biznesi që vlerësohet rreth 300 milionë euro, kryesisht jashtë futbollit.

Çifti hapi disa vite më parë një restorant në Barcelona dhe suksesi i biznesit bëri që shumë shpejt të hapnin një tjetër restorant në Porto Alegre. Javën e kaluar ata festuan hapjen e një restoranti të ri në Brazil.