Aksident me fatalitet në Rahovec – Vetura godet dy persona, vdes njëri, arrestohet shoferi

Nacionale

<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826783-aksident-me-fatalitet-ne-rahovec-vetura-godet-dy-persona-vdes-njeri-arrestohet-shoferi.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="aksident-me-fatalitet-ne-rahovec-–-vetura-godet-dy-persona,-vdes-njeri,-arrestohet-shoferi" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826783-aksident-me-fatalitet-ne-rahovec-vetura-godet-dy-persona-vdes-njeri-arrestohet-shoferi.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="aksident-me-fatalitet-ne-rahovec-–-vetura-godet-dy-persona,-vdes-njeri,-arrestohet-shoferi" loading="lazy"></p>Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Nagavc në Rahovec, ku një veturë ka goditur dy persona. Një nga personat, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën. Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Nga policia është bërë e ditur edhe se, personi tjetër ka</div>

Madhësia e shkronjave

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Nagavc në Rahovec, ku një veturë ka goditur dy persona.
Një nga personat, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën. Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Nga policia është bërë e ditur edhe se, personi tjetër ka marrë lëndime trupore, dhe se ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa shoferi i makinës është ndaluar për 48 orë.
‘’Sot me datë 06 mars 2026 në fshatin Nagavc-Rahovec është raportuar një aksident trafiku një veturë i ka goditur dy persona të moshës madhore.
Si pasojë e aksidentit një nga viktimat rreth moshës 56 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lendime trupore dhe  ka marrë trajtim mjekësorë.
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin bazuar në procedurat policore’’, ka njoftuar policia.