Flick zbulon datën e rikthimit të Gavit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka zbuluar se Gavi mund të rikthehet në fushë muajin tjetër pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.

Mesfushori spanjoll ka bërë përparim të ndjeshëm në rikuperimin e tij nga një dëmtim në gju që e ka lënë jashtë fushave që nga shtatori.

Ai do të lejohet të udhëtojë me skuadrën katalunase për ndeshjen e nesërme të La Ligës kundër Athletic Bilbaos, por nuk do të mund të luajë.

Flick ka treguar se rikthimi i Gavit në fushat e blerta pritet të ndodh pas pushimit ndërkombëtar.

❝ Gavi will travel with the team to train with the group, but he won’t be included in the squad. ❞

Hansi Flick pic.twitter.com/pluq75yh04 — FC Barcelona (@FCBarcelona) March 6, 2026 “Ai do të udhëtojë me ne, po stërvitet me ne, por nuk është gati të luajë ende. Ndoshta pas pushimit të ardhshëm. Do ta shohim”, tha trajneri gjerman.

Ndryshe, pushimi i kombëtareve në futboll për mars 2026 është në periudhën 23 mars – 31 mars 2026. /Telegrafi/

La LigaBarcelonaEkipetFutbollNdërkombëtareSport