Kurti thërret konferencë për media në ora 16:00

Kryeministri Albin Kurti do të mbajë konferencë për media në orën 16:00. Kjo konferencë vjen pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin – gjë që LVV-ja e ka cilësuar si antikushteuese dhe do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

Kurti nuk mori pjesë në takimin konsultativ të presidentes Vjosa Osmani me partitë politike në lidhje me datën e zgjedhjeve të parakohshme. Kurse, kryetarët e partive të tjera, morën pjesë.Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se e respekton cilëndo date të zgjedhjeve të parakohshme që presidentja Vjosa Osmani do ta caktojë.“Patëm diskutime zyrtare për datën e zgjedhjeve. Kurdo që Presidentja e vlerëson, në afatin kushtetues të rregullt brenda parashikimeve kushtetuese”- tha Abdixhiku pas takimit konsultativ të presidentes Osmani me kryetarët e partive politike.Në këtë takim nuk mori pjesë kryetari i LVV-së, Albin Kurti.Pas takimit, edhe kryetari i PDK-së Bedri Hamza, tha se data e zgjedhjeve do të jetë cilado datë që e vendosë presidentja.Hamza ka thënë se me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, Osmani ka vepruar në përputhje me përgjegjësitë dhe obligimet e veta. “Shpreh keqardhje që kemi ardhë deri në këtë moment. Nuk ka pas arsye. Kemi pas më shumë se një alternativë. Presidenti gjithmonë është zgjedh me marrëveshje politike. Kërkesa jonë ka qenë e qartë, fillimisht marrëveshja politike e pastaj ne i japim emrat e dinjitetshëm për president të vendit”- tha Hamza.Hamza tha se nuk mund të intepretojë se çka do të merr vendim Kushteuesja për kërkesat e LVV-së, por tha se “çdo vendim që është marrë nga Gjykata kushtetuese gjithmonë është respektuar nga PDK”- tha ai.Kurse, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit konsulativ të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanin lidhje me datën e zgjedhjeve, tha se Presidentja ka vepruar në bazë të obligimeve kushtetuese që i ka. “Sot jemi pyet për datën e zgjedhjeve dhe veprimet që pësojnë më tutje. Tash jemi në autopilot. Shije e keqe ishte mospjesëmarrje e LVV dhe partnerët e tyre qeverisës. Ne kur nuk jemi pajtu, prapë kemi marrë pjesë në takime”- tha Haradinaj pasi doli nga takimi.Haradinaj tha se adresimi në Gjykatë Kushtetuese nga Vetëvendosje është fyerje e tallje me proceset.“Kjo është një lloj fyerje për vendin, institucionet”- tha ai.Ky takim është thirrur pak orë pasi Osmani ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.Zgjedhjet duhet të caktohen brenda afatit 45 ditor nga shpërndarja e Kuvendit.“Në përputhje kam nxjerrë dekretin për shpërndarje të Kuvendit“- ka deklaruar ajo në konferencën për media më 06.03.2026, të thirrur një ditë pas dështimit të seancës për zgjedhjen e presidentit.“Për këtë arsye kam vendosur ta shpërndaj Kuvendin dhe të shpall zgjedhjet e reja pas konsultimeve me partitë politike. Natyrisht qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje këtë situatë e ka krijuar Kuvendi që ka dështuar për ta kryer detyrën e tyre kushtetuese. Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”- ka deklaruar ajo.Në seancën e mbajtur në orët e vona të 05.03.2026, 66 deputetë ishin prezentë në seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohej në rundin e parë për president të Republikës së Kosovës, ndërsa 54 nuk ishin prezentë.