Më 10 shkurt të këtij viti, Policia e Kosovës arrestoi në Arllat të Drenasit një shtetas të Rusisë dhe dy shtetas të Bjellorusisë.
Ata dyshohen për kalim të paautorizuar të kufirit.
Për këtë rast ka reaguar edhe zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference për media të mbajtur të mërkurën.
Veprën për të cilën treshja dyshohen, zyrtarja ruse e konsideron të parëndësishme.
Ajo shtoi se Zyra ndërlidhëse ruse në Prishtina ka siguruar qasje te shtetasi rus i arrestuar “dhe po i ofron atij të gjithë mbështetjen e nevojshme”.
Ndërkaq, shtoi se me kërkesë të kolegëve bjellorusë, “Zyra kërkoi leje për një takim personal me qytetarët e burgosur të atij vendi”.
Zakharova tha se Rusia, si shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, “nuk ka kontakte zyrtare me të”.
“Kështu, nuk ka mundësi për një mbrojtje efektive të interesave dhe garantimin e sigurisë së rusëve që mund të gjenden atje dhe të ekspozohen ndaj trajtimit armiqësor dhe/ose të paligjshëm”, u shpreh ajo.
Tutje, ajo u bëri thirrje shtetasve rusë që të mos vizitojnë Kosovën për faktin se Qeveria e Kosovës, në vitin 2022, “shtrëngoi regjimin e ‘vizave’ për bashkatdhetarët tanë duke anuluar të drejtën e hyrjes” në Kosovë “për mbajtësit e vizave të shumëfishta Schengen. E njëjta gjë vlen edhe për mbajtësit e lejeve të qëndrimit në zonën Schengen”.
“Duke pasur parasysh rreziqet e larta, ne edhe një herë rekomandojmë me këmbëngulje që qytetarët e Rusisë të përmbahen nga vizita në Kosovë dhe të zgjedhin rrugë alternative gjatë planifikimit të udhëtimeve në Rajonin e Ballkanit”, u shpreh zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova.
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë
<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826439-rusia-u-ben-thirrje-qytetareve-te-vet-te-mos-udhetojne-ne-kosove.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="rusia-u-ben-thirrje-qytetareve-te-vet-te-mos-udhetojne-ne-kosove" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826439-rusia-u-ben-thirrje-qytetareve-te-vet-te-mos-udhetojne-ne-kosove.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="rusia-u-ben-thirrje-qytetareve-te-vet-te-mos-udhetojne-ne-kosove"></p>Më 10 shkurt të këtij viti, Policia e Kosovës arrestoi në Arllat të Drenasit një shtetas të Rusisë dhe dy shtetas të Bjellorusisë. Ata dyshohen për kalim të paautorizuar të kufirit. Për këtë rast ka reaguar edhe zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference për media të mbajtur të mërkurën. Veprën për të</div>






