Mustafa për Kurtin: A e di kush se çka po do ky njëri, as nuk ka propozim e as nuk pranon të tillë

Arben Mustafa ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Sipas Mustafës, takimet e Kurtit me krerët e partive të tjera duket se janë vetëm një mënyrë për të fituar kohë, pa shkuar drejt një zgjidhjeje konkrete.
“Duket se ka shumë tentativa për të blerë kohë. Ka dy muaj prej datës kur i ka fituar zgjedhjet, dhe është e ditur se në mars vjen çështja e presidentit, e nuk ka marrë asnjë hap konkret në këtë drejtim. Ai u ngut me e rahatu veten… Çka po kërkon ky njeri? Nuk ka propozim të vetin, as nuk pranon propozim të të tjerëve,” tha Mustafa.
Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë obligim që t’i plotësojë egoizmin dhe ambiciet personale të kryeministrit Kurti. “Ne nuk kemi asnjë obligim që t’i plotësojmë Kurti egon e tij për pushtet,” theksoi ai në emisionin Adresa.