Zyrtare: Artim Pollozhani merr drejtimin e Shkëndijës

Sport

Shkëndija ka zyrtarizuar stafin teknik që do ta udhëheqë skuadrën në sezonin e ri garues, duke i besuar postin e trajnerit të parë ish-kapitenit të klubit, Artim Pollozhanit. Klubi kuqezi njoftoi se Pollozhani do të jetë shef i stafit teknik, duke marrë përgjegjësinë për drejtimin e ekipit në sfidat që e presin gjatë sezonit të […]

Madhësia e shkronjave

Shkëndija ka zyrtarizuar stafin teknik që do ta udhëheqë skuadrën në sezonin e ri garues, duke i besuar postin e trajnerit të parë ish-kapitenit të klubit, Artim Pollozhanit.

Klubi kuqezi njoftoi se Pollozhani do të jetë shef i stafit teknik, duke marrë përgjegjësinë për drejtimin e ekipit në sfidat që e presin gjatë sezonit të ri, si në kampionatin vendor ashtu edhe në garat evropiane.

Artim Pollozhani është një emër i njohur për Shkëndijën, pasi gjatë karrierës së tij si futbollist ka veshur fanellën kuqezi në disa periudha dhe ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai ka punuar në role të ndryshme në futboll, si ndihmës trajner, trajner i parë dhe drejtor sportiv.

Në stafin e tij do të jetë Bekim Osmani në rolin e ndihmës trajnerit, ndërsa Kushtrim Voka do të ushtrojë detyrën e ndihmës trajnerit dhe video-analistit.

Ndërkohë, Saladin Mustafi do të vazhdojë punën si trajner i portierëve, kurse Saimir Fetai mbetet përgjegjës për përgatitjen kondicionale të skuadrës.

Me kompletimin e stafit teknik, Shkëndija ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, me objektiv ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe arritjen e rezultateve pozitive në të gjitha garat.

Skuadra kuqezi do të udhëtojë sonte drejt Sllovenisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore para nisjes së sezonit të ri. /Telegrafi/