Ambasadori i BE-së në Kosovë takim me Zogaj nga KGJK: BE-ja do të vazhdojë të mbështesë reformën gjyqësore

Nacionale

<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825681-ambasadori-i-be-se-ne-kosove-takim-me-zogaj-nga-kgjk-be-ja-do-te-vazhdoje-te-mbeshtes69a6aecf77b1e.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ambasadori-i-be-se-ne-kosove-takim-me-zogaj-nga-kgjk:-be-ja-do-te-vazhdoje-te-mbeshtese-reformen-gjyqesore" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825681-ambasadori-i-be-se-ne-kosove-takim-me-zogaj-nga-kgjk-be-ja-do-te-vazhdoje-te-mbeshtes69a6aecf77b1e.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ambasadori-i-be-se-ne-kosove-takim-me-zogaj-nga-kgjk:-be-ja-do-te-vazhdoje-te-mbeshtese-reformen-gjyqesore" loading="lazy"></p>Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka takuar kryetarin në largim të Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj për të cilin shprehu vlerësimin për kontributin në reformën gjyqësore. “Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, pati nderin të takohej sot me Kryetarin në largim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj. Orav shprehu vlerësimin e</div>

Madhësia e shkronjave

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka takuar kryetarin në largim të Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj për të cilin shprehu vlerësimin për kontributin në reformën gjyqësore.
“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, pati nderin të takohej sot me Kryetarin në largim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj. Orav shprehu vlerësimin e tij për kontributin e Zogajt në reformën gjyqësore, në përputhje me angazhimet e Kosovës për Sundimin e Ligjit, duke theksuar nevojën që udhëheqja e re e Këshillit të vazhdojë të punojë në të njëjtën rrugë drejt një sistemi drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm dhe efikas”, thuhet në shkrimin e zyrës së BE-së.
Po ashtu Orav ka thënë se BE do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në reformën gjyqësore.
“Si partneri më i besueshëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë reformën gjyqësore nëpërmjet financimit të ri IPA (15 milionë euro) dhe Planit të Rritjes”, thuhet në njoftim.