Kryeministri Kurti takoi Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)

Nacionale

<div><div><img width="524" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/823798-kryeministri-kurti-takoi-perfaqesuesin-e-perhershem-te-programit-te-kombeve-te-bashku699c52dc4acf9.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kryeministri-kurti-takoi-perfaqesuesin-e-perhershem-te-programit-te-kombeve-te-bashkuara-per-zhvillim-(undp)" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="524" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/823798-kryeministri-kurti-takoi-perfaqesuesin-e-perhershem-te-programit-te-kombeve-te-bashku699c52dc4acf9.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kryeministri-kurti-takoi-perfaqesuesin-e-perhershem-te-programit-te-kombeve-te-bashkuara-per-zhvillim-(undp)" loading="lazy"></p>Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós. Në këtë takim të parë prej formimit të qeverisë së re, Queirós e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e tij dhe të kabinetit qeveritar. Kryeministri e falënderoi Queirós për urimet dhe</div>

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós. Në këtë takim të parë prej formimit të qeverisë së re, Queirós e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e tij dhe të kabinetit qeveritar.
Kryeministri e falënderoi Queirós për urimet dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe profesional ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner i besueshëm dhe strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.
Në takim u rikonfirmua gatishmëria për vazhdim të bashkëpunimit në fusha prioritare si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.
Kryeministri theksoi se reforma në prokurimin publik mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike. Në këtë drejtim, do vazhdojmë me miratimin e strategjisë anti korrupsion dhe ligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.