Dardan Avdylaj triumfon ndaj “Austrian Bull”

Sport

Boksieri Dardan Avdylaj ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj austriakut Aleksandar Mraovic, i njohur si “Austrian Bull”. Në duelin e zhvilluar në kuadër të eventit Sparta Royale 9, në Austri, Avdylaj triumfoi me vendim të gjyqtarëve pas një meçi të fortë dhe mjaft luftarak. Përballja ishte e luftuar nga fillimi deri në fund, me […]

Madhësia e shkronjave

Boksieri Dardan Avdylaj ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj austriakut Aleksandar Mraovic, i njohur si “Austrian Bull”.

Në duelin e zhvilluar në kuadër të eventit Sparta Royale 9, në Austri, Avdylaj triumfoi me vendim të gjyqtarëve pas një meçi të fortë dhe mjaft luftarak.

Përballja ishte e luftuar nga fillimi deri në fund, me goditje të forta nga të dy boksierët, të cilët nuk u kursyen në ring.

Dardani ia shkakoi dy ndokdaune Mraovicit, por i cili arriti të qëndrojë në këmbë deri në fund.

Në fund ishte Dardan Avdylaj mori fitoren, duke bindur gjyqtarët me goditjet e tij, duke dalë triumfues nga kjo përballje.

Kështu, boksieri shqiptar regjistroi një tjetër sukses në karrierën e tij, këtë herë përballë një kundërshtari të njohur në skenën e boksit austriak. /Telegrafi/