“Kupola e Artë” dhe “Flota e Artë” në pikëpyetje pas fitores së demokratëve në SHBA

Bota

Fitorja e demokratëve mund t’ia vështirësojë administratës së presidentit amerikan, Donald Trump realizimin e projekteve madhore ushtarake, të cilat kapin vlerën e qindra miliardë dollarëve. Sipas analistëve të kompanisë financiare TD Cowen, republikanët do ta kenë më të vështirë të sigurojnë fondet për projektet kryesore të mbrojtjes, përfshirë sistemin kundërraketor “Golden Dome” (Kupola e Artë), […]

Madhësia e shkronjave

Fitorja e demokratëve mund t’ia vështirësojë administratës së presidentit amerikan, Donald Trump realizimin e projekteve madhore ushtarake, të cilat kapin vlerën e qindra miliardë dollarëve.

Sipas analistëve të kompanisë financiare TD Cowen, republikanët do ta kenë më të vështirë të sigurojnë fondet për projektet kryesore të mbrojtjes, përfshirë sistemin kundërraketor “Golden Dome” (Kupola e Artë), kostoja e të cilit vlerësohet deri në 175 miliardë dollarë.

Në mesin e projekteve të planifikuara është edhe “Golden Fleet” (Flota e Artë), një forcë detare që do të përbëhej nga 280 deri në 300 anije, me ekuipazh dhe pa ekuipazh. Sipas vlerësimeve, ndërtimi i saj deri në vitin 2056 mund të kushtojë rreth 275 miliardë dollarë.

Analistët vlerësojnë se republikanët kanë humbur gjithashtu mundësinë për të miratuar një buxhet prej 1.5 trilion dollarësh për mbrojtjen përmes një shumice të thjeshtë votash.

Ndërkohë, rezultatet e zgjedhjeve mund të ndikojnë edhe në zhvillimet politike në Uashington, duke përshpejtuar hetimet e Kongresit për operacionin ushtarak amerikan kundër Iranit.

Kjo situatë mund të shtojë edhe më shumë presionin ndaj sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, ndaj të cilit ligjvënës nga të dyja partitë kanë ngritur më herët mundësinë e nisjes së procedurave për shkarkimin e tij përmes impeachment-it. /Telegrafi/

Komentet