Barcelona zyrtarizon rinovimin e kontratës me Raphinhan

Sport

Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e shumëpritur të kontratës me kapitenin e skuadrës, Raphinha, duke siguruar vazhdimësinë e yllit brazilian në “Camp Nou” deri në vitin 2030. Me marrëveshjen e mëparshme që skadonte në vitin 2028, gjigantët katalunas kanë vendosur të blindojnë të ardhmen e një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Rinovimi i ri […]

Madhësia e shkronjave

Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e shumëpritur të kontratës me kapitenin e skuadrës, Raphinha, duke siguruar vazhdimësinë e yllit brazilian në “Camp Nou” deri në vitin 2030.

Me marrëveshjen e mëparshme që skadonte në vitin 2028, gjigantët katalunas kanë vendosur të blindojnë të ardhmen e një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Rinovimi i ri vjen si rezultat i paraqitjeve të jashtëzakonshme të Raphinhas dhe rolit të tij gjithnjë e më të madh në projektin sportiv të klubit.

Përveç zgjatjes së kontratës, Barcelona i ka rritur ndjeshëm edhe pagën brazilianit, duke reflektuar statusin e tij në skuadër dhe kontributin e madh që ka dhënë gjatë këtij sezoni.

Raphinha, 29-vjeçar, po kalon një periudhë fantastike nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Ai ka pësuar një transformim të rëndësishëm në aspektin taktik, duke u aktivizuar në rolin e qendërsulmuesit, ku ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm para portës kundërshtare.

Në 12 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, braziliani ka regjistruar 19 gola dhe tri asistime, statistika që dëshmojnë ndikimin e tij të madh në lojën e Barcelonës.

Raphinha hyn në historinë e Barcelonës, barazon një prej ikonave të klubit

Raphinha ka arritur tashmë të fitojë një vend të veçantë në historinë e klubit, falë rolit të tij kyç në ringritjen e katalunasve gjatë tri sezoneve të fundit.

Nën drejtimin e Flick, Barcelona ka rikthyer dominimin në futbollin spanjoll, duke fituar dy tituj radhazi të La Ligas./Telegrafi/

Komentet