Humb jetën elektricisti në Dibër, dyshohet se u zu poshtë nga shtylla gjatë punës

Nacionale

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në fshatin Vasije, në Kalanë e Dodës, në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën teksa ishte duke punuar. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, paraprakisht dyshohet se shtylla elektrike është shembur dhe e ka zënë poshtë punonjësin, raporton euronews.al. Elektricisti, i identifikuar me […]

Madhësia e shkronjave

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në fshatin Vasije, në Kalanë e Dodës, në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën teksa ishte duke punuar.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, paraprakisht dyshohet se shtylla elektrike është shembur dhe e ka zënë poshtë punonjësin, raporton euronews.al.

Elektricisti, i identifikuar me inicialet L. Sh., ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.

Komentet