Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret udhëheqësin e ri të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern

Nacionale

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih ka mirëpritur në një takim Don Kolë Dedajn, udhëheqësin e ri të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern. Gjatë takimit u diskutua për traditën, trashëgiminë shpirtërore dhe rolin e institucioneve fetare në ruajtjen e identitetit kombëtar e kulturor të shqiptarëve që jetojnë në mërgatë, shkruan Telegrafi. Po […]

Madhësia e shkronjave

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih ka mirëpritur në një takim Don Kolë Dedajn, udhëheqësin e ri të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern.

Gjatë takimit u diskutua për traditën, trashëgiminë shpirtërore dhe rolin e institucioneve fetare në ruajtjen e identitetit kombëtar e kulturor të shqiptarëve që jetojnë në mërgatë, shkruan Telegrafi.

Po ashtu, u shkëmbyen mendime për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimin e lidhjeve të mërgatës me atdheun dhe angazhimin e përbashkët në shërbim të komunitetit shqiptar në Zvicër.

Takimi u fokusua në vazhdimin e bashkëpunimit dhe në rolin që institucionet fetare e përfaqësitë diplomatike mund të kenë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare e kulturore të shqiptarëve në diasporë./Telegrafi/

Komentet