Leo dhe Lela kapen mat për Shën Valentin

Magazina

<div><div><img width="640" height="452" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/leoo.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="667" height="471" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/leoo.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Leo dhe Lela bashkë për Shën Valentin. Kjo është kthesa që askush nuk e priste, por që plot e dëshironin. ​Le të kthehemi pak pas. Tetori i vitit të kaluar solli ndarjen e tyre të bujshme, një moment që u duk se i vuri vulën përfundimtare kësaj romance. Por, mes dhimbjes së ndarjes, një detaj […]</div>

Madhësia e shkronjave

Leo dhe Lela bashkë për Shën Valentin. Kjo është kthesa që askush nuk e priste, por që plot e dëshironin.
​Le të kthehemi pak pas. Tetori i vitit të kaluar solli ndarjen e tyre të bujshme, një moment që u duk se i vuri vulën përfundimtare kësaj romance. Por, mes dhimbjes së ndarjes, një detaj nuk na shpëtoi: në çdo dalje publike apo intervistë, ata folën me një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin.
​Pikërisht kjo qasje e tyre mbajti gjallë shpresën e fansave të zjarrtë, të cilët nuk rreshtën kurrë së besuari se dyshja do të bëhej sërish bashkë. Dhe mesa duket, intuita e tyre ishte e saktë.
​Në redaksinë e Prive by Liberta Spahiu ka mbërritur një fotografi ekskluzive që vlen sa një mijë fjalë.

Një dëshmitare okulare ka rrëfyer për mediumin tonë se momenti është kapur natën e të shtunës në Dusseldorf. Dhe provat janë të qarta.
​Jo vetëm që veshja e Leos përputhet saktësisht me videon e tij në TikTok ku blinte lule “solo”, por edhe palltoja e vajzës në krah të tij është fiks ajo e Lelës. Ky detaj ka bërë që fansat të mos kenë asnjë fije dyshimi: bëhet fjalë pikërisht për ata të dy.
Vetëm një javë më parë, Lela hapi dyert e shtëpisë së saj të re ekskluzivisht për Prive by Liberta Spahiu. Në atë intervistë, ajo nënvizoi fort pavarësinë dhe jetën e re si beqare.
​Por nata e 14 shkurtit në Gjermani foli krejt ndryshe nga deklaratat! A ishte ky udhëtim momenti për të sheshuar çdo keqkuptim, apo dashuria e tyre thjesht nuk u shua kurrë? E sigurt është se kjo pamje ka “shkrirë” zemrat e ndjekësve që prisnin me padurim rikthimin e çiftit të tyre të preferuar.