Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Nacionale

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur paraditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:45, kur një person i maskuar, i veshur me rroba të zeza dhe bluzë me kapuç, me shall të zi dhe kokore në kokë, ka hyrë në ambientet e bankës dhe […]

Madhësia e shkronjave

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur paraditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:45, kur një person i maskuar, i veshur me rroba të zeza dhe bluzë me kapuç, me shall të zi dhe kokore në kokë, ka hyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Grabitet me armë një bankë te Komuna e Parisit

Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se ka kërcënuar edhe punonjësin e sigurisë private në hyrje të bankës.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

Komentet