Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

Bota

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbërriti në Seul për një vizitë zyrtare, që synon forcimin e partneritetit strategjik mes Turqisë dhe Koresë së Jugut. Erdogan dhe bashkëshortja e tij, Emine, u pritën në Bazën Ajrore të Seulit, në Seongnam, nga ministri i Tregtisë i Koresë së Jugut, Park Jung-sung. Në pritje morën pjesë gjithashtu […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbërriti në Seul për një vizitë zyrtare, që synon forcimin e partneritetit strategjik mes Turqisë dhe Koresë së Jugut.

Erdogan dhe bashkëshortja e tij, Emine, u pritën në Bazën Ajrore të Seulit, në Seongnam, nga ministri i Tregtisë i Koresë së Jugut, Park Jung-sung.

Në pritje morën pjesë gjithashtu ambasadori i Turqisë në Korenë e Jugut, Fatih Yildiz, dhe bashkëshortja e tij, Nesrin Yildiz.

Presidenti turk po zhvillon këtë vizitë me ftesë të homologut të tij koreano-jugor, presidentit Lee Jae-myung. Vizita pritet të zgjasë deri më 4 nëntor.

Erdogan pritet të zhvillojë të martën bisedime zyrtare me Presidentin Lee, ku në fokus do të jenë të gjitha aspektet e partneritetit strategjik mes dy vendeve, si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë vizitës, të dyja palët pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje, të cilat synojnë forcimin e kuadrit ligjor që rregullon marrëdhëniet dypalëshe.

Presidenti turk shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë, pjesë e të cilit janë ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, si dhe ministri i Mbrojtjes, Yasar Guler.

Në delegacion bëjnë pjesë gjithashtu ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacir, nënkryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Halit Yerebakan, përgjegjës për politikat shëndetësore të partisë, si dhe sekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Gorgun.

Vizita pritet t’u japë të dyja vendeve mundësinë për të shqyrtuar bashkëpunimin ekzistues dhe për të identifikuar fusha të reja për zgjerimin e partneritetit strategjik mes Turqisë dhe Koresë së Jugut. /Telegrafi/

Komentet