Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.
“Zonja e Vjetër” e mori avantazhin plas plot 70 minutave lojë, sfidë që faktikisht po e dominojnë nga minuta e parë.
E tëra nisi me Edon Zhegrovën, që dribloi për mrekulli Oliveran ndërsa pastaj pasoi te boshnjaku Kerim Alajbegovic, i cili realizoi supergol.
Alajbegovic me një goditje të fuqishme nga distanca e la portierin e Napolit plotësisht të shtangur, për të mos i dhënë asnjë mundësi për të reaguar.
🅰️🇽🇰 Asistimi i Edon Zhegrova ndaj Napoli 2 gola e 2 asistimenë Serie A nga sulmusi i Juventus duke pas parasysh që në 8 paraqitje asnjëherë nuk ka startuar https://t.co/tsLRm6ySFy
— AlbanianScout (@albanianscout) November 1, 2026
Përndryshe, ky ishte goli i parë i boshnjakut në Serie A, ndërsa për Zhegrovën, asistimi i tretë./Telegrafi/