Tragjedia në Spanjë, humb jetën shkencëtarja që studionte shkaqet e dështimit të shtatzënisë

Bota

Një profesoreshë e Universitetit të Kembrixhit, Dr. Marta Shahbazi, është në mesin e 69 personave që humbën jetën në përplasjen tragjike të dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë. 41-vjeçarja ishte duke udhëtuar drejt qytetit Huelva, ku do të merrte një çmim për ekselencë shkencore, kur ndodhi aksidenti pranë qytetit Urda. Shahbazi ishte një […]

Madhësia e shkronjave

Një profesoreshë e Universitetit të Kembrixhit, Dr. Marta Shahbazi, është në mesin e 69 personave që humbën jetën në përplasjen tragjike të dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë.

41-vjeçarja ishte duke udhëtuar drejt qytetit Huelva, ku do të merrte një çmim për ekselencë shkencore, kur ndodhi aksidenti pranë qytetit Urda.

Shahbazi ishte një shkencëtare e njohur në fushën e biologjisë qelizore dhe drejtonte një grup kërkimor në Laboratorin e Biologjisë Molekulare MRC.

Hulumtimet e saj fokusoheshin në zhvillimin e embrionit njerëzor dhe shkaqet e dështimit të shtatzënisë.

Vdekja e saj u konfirmua nga një institut kërkimor spanjoll, ndërsa kolegët e përshkruan si një shkencëtare të talentuar dhe frymëzuese.

Aksidenti ndodhi kur një tren i kompanisë shtetërore Renfe u përplas nga prapa me një tren të kompanisë Iryo.

Autoritetet spanjolle po hetojnë shkaqet, ndërsa dyshimet fillestare lidhen me një problem në komunikimin kompjuterik dhe gabime njerëzore. /Telegrafi/

Komentet