Kapen me 5.4 kilogramë k****** dhe mbi 10 mijë euro, arrestohen dy shqiptarët në Torino

Nacionale

Dy shtetas shqiptarë, të moshës 42 dhe 27 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane pasi në makinën me të cilën udhëtonin u zbuluan 5.4 kilogramë k******, të fshehura në një ndarje të posaçme. Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar, kur efektivët e Skuadrës Fluturuese ndaluan automjetin që po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe […]

Madhësia e shkronjave

Dy shtetas shqiptarë, të moshës 42 dhe 27 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane pasi në makinën me të cilën udhëtonin u zbuluan 5.4 kilogramë k******, të fshehura në një ndarje të posaçme.

Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar, kur efektivët e Skuadrës Fluturuese ndaluan automjetin që po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe po injoronte semaforët në Via De Sanctis, shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa, transmeton Telegrafi.

Gjatë kontrollit të automjetit, policët zbuluan një ndarje të fshehtë poshtë hapësirës së dorezave, ku ndodheshin pesë blloqe k******, me një peshë totale prej 5.4 kilogramësh.

Përveç lëndës narkotike, efektivët sekuestruan edhe mbi 10 mijë euro para të gatshme.

Në përfundim të operacionit, dy shqiptarët u arrestuan, ndërsa autoritetet italiane vijojnë procedurat hetimore për rastin.

Arrestimi i dy shtetasve shqiptarë u krye nga policia italiane në Torino./Telegrafi/

Komentet