Flet ambasadorja e Shqipërisë në Turqi: Ja si e nxorrëm Eva Dumanin nga kampi i “ferrit”

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821952-flet-ambasadorja-e-shqiperise-ne-turqi-ja-si-e-nxorrem-eva-dumanin-nga-kampi-i-ferrit.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="flet-ambasadorja-e-shqiperise-ne-turqi:-ja-si-e-nxorrem-eva-dumanin-nga-kampi-i-“ferrit”" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821952-flet-ambasadorja-e-shqiperise-ne-turqi-ja-si-e-nxorrem-eva-dumanin-nga-kampi-i-ferrit.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="flet-ambasadorja-e-shqiperise-ne-turqi:-ja-si-e-nxorrem-eva-dumanin-nga-kampi-i-“ferrit”" loading="lazy"></p>lerta Kadzadej, ambasadorja e Shqipërisë në Turqi, ka folur për Review në Euronews Albania për riatdhesimin e Eva Dumanit pas 12 vitesh nga kampi Al-Hol në Siri. Ambasadorja ndau detaje nga operacioni i vështirë për ta nxjerrë të renë, e cila rrinte atje prej 12 vitesh. “Ju keni shumë të drejtë, ky ishte një rast njerëzor fundi</div>

Madhësia e shkronjave

lerta Kadzadej, ambasadorja e Shqipërisë në Turqi, ka folur për Review në Euronews Albania për riatdhesimin e Eva Dumanit pas 12 vitesh nga kampi Al-Hol në Siri. Ambasadorja ndau detaje nga operacioni i vështirë për ta nxjerrë të renë, e cila rrinte atje prej 12 vitesh.
“Ju keni shumë të drejtë, ky ishte një rast njerëzor fundi i një kalvari të gjatë të dy fëmijëve, të cilët duhet të jetonin jetën fëmijërore sic i takon të gjithëve, por që patën një fatkeqësi. Kemi nisur në datën 5 për riatdhesimin e Evës nga Kampi Al-Hol dhe i kemi marrë nga Ministria për Evropën e Jashtme, e cila ishte përgjegjëse. Ky ishte një rast kompleks. Kërkoi bashkëpunimin me shumë institucione dhe me diplomatët e Turqisë. Gjithashtu koordinimi me autoritetet turke, që ishte i përkryer, kërkonte një trajtim më të përmbledhur nga mediatizimi i tepërt dhe nga ana njerëzore.
Ju e nisët emisionin duke thënë se ajo u fut në Turqi nga kampet e Sirisë. Kryem procedurat dhe protokollet dhe rastet, që të bëhet gjithçka me koordinim, kërkon kohën e duhur dhe trajtimin e duhur nga autoritetet vendore. Ne duhet të respektojmë rregullat e shtetit pritës. Autoritetet turke e kanë bërë pa dyshuar.” – tha ambasadorja.