Bayern Munich pritet të thyejë rregullin strikt të kontratës pasi Kane e fitoi Topin e Artë

Sport

Bayern Munich është gati të bëjë një përjashtim nga politika e saj strikte e kontratave për Harry Kane, duke i ofruar sulmuesit anglez një marrëveshje të re afatgjatë. Kane, sipas raportimeve, është drejt nënshkrimit të një kontrate të re me bavarezët, pavarësisht se preferenca e tij fillestare ishte një marrëveshje trevjeçare, e cila do ta […]

Madhësia e shkronjave

Bayern Munich është gati të bëjë një përjashtim nga politika e saj strikte e kontratave për Harry Kane, duke i ofruar sulmuesit anglez një marrëveshje të re afatgjatë.

Kane, sipas raportimeve, është drejt nënshkrimit të një kontrate të re me bavarezët, pavarësisht se preferenca e tij fillestare ishte një marrëveshje trevjeçare, e cila do ta mbante në klub deri afër ditëlindjes së tij të 36-të.

Gazetari gjerman Rapha Honigstein raporton se palët po i afrohen marrëveshjes për një kontratë të re dyvjeçare, me kushte të favorshme financiare për kapitenin e Anglisë. Edhe pse marrëveshja do të ishte më e shkurtër se ajo që dëshiron Kane, ajo sërish do të përbënte një përjashtim nga praktika e zakonshme e Bayernit.

Klubi gjerman zakonisht u ofron futbollistëve mbi moshën 30-vjeçare kontrata vetëm njëvjeçare. Manuel Neuer, 40-vjeçari që mban shiritin e kapitenit dhe është një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës, së fundmi mori një zgjatje kontrate për vetëm një vit.

Pasi e fitoi Topin e Artë, Kane përgatit dhurata luksoze për yjet e Bayernit dhe Anglisë

Ndërkohë, Thomas Muller nuk mori rinovim në vitin 2025 dhe përfundoi duke u transferuar te Vancouver Whitecaps në MLS.

Megjithatë, Joshua Kimmich ishte një përjashtim tjetër, pasi nënshkroi një marrëveshje më të gjatë pasi kishte mbushur 30 vjet.

Kane, tashmë 33-vjeçar, po kalon një periudhë të shkëlqyer në karrierë. Ai ka shënuar 146 gola në tri sezonet e para me Bayernin, ndërsa ka fituar dy tituj radhazi në Bundesligë. Edhe këtë sezon, sulmuesi anglez po vazhdon me ritëm të lartë, duke realizuar 10 gola në 12 ndeshje.

Kontrata aktuale e Kane me Bayernin skadon në verën e vitit 2027, por drejtuesit e klubit duket se duan ta sigurojnë vazhdimësinë e tij përtej këtij afati./Telegrafi/

Komentet