​Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Berishës i hiqet fjala për gjithë ditën

Nacionale

Seanca plenare e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione mes opozitës dhe mazhorancës, duke detyruar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, ta ndërpresë 2 herë atë. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren që në nisje të seancës, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori fjalën duke kritikuar deputetët socialistë. Gjatë fjalimit, Berisha […]

Madhësia e shkronjave

Seanca plenare e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione mes opozitës dhe mazhorancës, duke detyruar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, ta ndërpresë 2 herë atë.

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren që në nisje të seancës, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori fjalën duke kritikuar deputetët socialistë.

Gjatë fjalimit, Berisha deklaroi se deputetët e Partisë Socialiste meritonin plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës të përdorur gjatë protestës.

Pas kësaj deklarate, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi menjëherë duke i hequr Berishës të drejtën e fjalës për gjithë ditën.

Situata shkaktoi tensione të mëtejshme në sallë, ndërsa Peleshi u detyrua ta ndërpresë 2 herë seancën plenare.

Përplasjet ndodhën në kohën kur opozita po kundërshtonte zhvillimin e punimeve të Kuvendit.

Komentet