Aktorja Jennifer Lawrence është fotografuar në New York, pas rrëfimit publik se ka kryer zmadhim të gjoksit.
36-vjeçarja foli së fundmi për ndryshimet që pësoi trupi i saj pas shtatzënisë së dytë, duke treguar se këtë herë nuk u rikthye si më parë.
Gjatë daljes në Manhattan, Lawrence u shfaq me një pallto të gjatë në ngjyrë të verdhë kanarine, syze të mëdha dielli dhe grim të theksuar, ku spikaste buzëkuqi i errët, shkruan DailyMail.
Në një moment tjetër, ajo u fotografua duke shtyrë karrocën e fëmijës, ndërsa mbante një pamje më natyrale.
Aktorja, e cila ka dy djem me bashkëshortin Cooke Maroney, foli edhe për dëshirën për t’u ndier tërheqëse pas mëmësisë.
Ajo tregoi se dëshiron të ruajë ndjesinë e vetes si grua, edhe mes angazhimeve të përditshme me fëmijët.
Fotografitë e saj të fundit për revistën The Cut u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale. Disa përdorues vunë në diskutim ndryshimin e pamjes së aktores, ndërsa të tjerë shprehën habi për transformimin e saj.
Megjithatë, komentet në internet nuk përbëjnë konfirmim se Lawrence ka kryer ndërhyrje të tjera estetike përveç asaj që ka bërë publike. /Telegrafi/