Duke shitur reçipeta dhe të brendshme nga koleksioni i saj i ri, Sydney Sweene fitoi më shumë se dy milionë dollarë brenda një dite

Magazina

Marka e të brendshmeve SYRN, e themeluar nga aktorja Sydney Sweeney, po shënon rezultate rekord në biznes, duke regjistruar tremujorin më të suksesshëm që nga themelimi i saj. Sipas një burimi të afërt me kompaninë, shitjet janë rritur ndjeshëm, koleksionet po shiten brenda një kohe të shkurtër dhe kërkesa e konsumatorëve po tejkalon stokun në […]

Madhësia e shkronjave

Marka e të brendshmeve SYRN, e themeluar nga aktorja Sydney Sweeney, po shënon rezultate rekord në biznes, duke regjistruar tremujorin më të suksesshëm që nga themelimi i saj. Sipas një burimi të afërt me kompaninë, shitjet janë rritur ndjeshëm, koleksionet po shiten brenda një kohe të shkurtër dhe kërkesa e konsumatorëve po tejkalon stokun në dispozicion.

Sipas të njëjtit burim, shitjet gjatë tremujorit të tretë u dyfishuan krahasuar me tremujorin e dytë. Ndërkaq, shtatori u bë muaji më i suksesshëm në historinë e markës, me shitje tri herë më të larta se në qershor.

Kompania vlerëson se rezultatet e shtatorit mund të kishin qenë edhe katër herë më të larta, nëse disa prej modeleve më të kërkuara nuk do të shiteshin plotësisht përpara afatit të parashikuar.

Një shtysë të rëndësishme dha edhe lansimi i koleksionit “Birthday Boobs”, i cili rezultoi në ditën më të suksesshme të shitjeve në historinë e kompanisë, me të ardhura mbi dy milionë dollarë (rreth 1.8 milion euro). I gjithë koleksioni u shit brenda vetëm një dite.

Ky trend po vazhdon edhe në tetor, për të cilin parashikohet një rritje e mëtejshme e shitjeve prej 20 për qind krahasuar me shtatorin. Nëse kjo pritshmëri realizohet, marka mund të vendosë një tjetër rekord mujor.

Rritja e ndjeshme e shitjeve përkon me fushatat promovuese përmes të cilave Sweeney po tërheq vëmendje të madhe. Koleksioni i saj më i ri për sezonin e festave sjell interpretime provokuese të disa prej simboleve klasike të Krishtlindjeve.

Në fushatën reklamuese, aktorja shfaqet në role të frymëzuara nga personazhet e filmit “Home Alone” dhe Cindy Lou Who, nga historia “How the Grinch Stole Christmas”.

Koleksioni përfshin gjithashtu modele të frymëzuara nga filmat “Corpse Bride” dhe “White Christmas”, duke ndërthurur elemente të kulturës pop me dizajne të veçanta të të brendshmeve.

Me këto rezultate, SYRN po pozicionohet si një konkurrente serioze në industrinë e modës. Suksesi i markës mbështetet në ndërthurjen e ndikimit të Sydney Sweeneyt, e njohur veçanërisht për rolin e saj në serialin “Euphoria”, komunikimit të drejtpërdrejtë me konsumatorët dhe kërkesës për të brendshme që kombinojnë dizajnin kreativ, vetëbesimin dhe çmimet e përballueshme.

Pas periudhës më të suksesshme deri më tani, kompania synon të fokusohet në zgjerimin e gamës së produkteve, menaxhimin më efikas të stokut dhe ndërtimin e një biznesi të qëndrueshëm në planin afatgjatë.

Ajo që nisi si një projekt i krijuar nga një personazh i njohur tashmë po shndërrohet në një markë të pavarur të modës, me identitetin dhe drejtimin e saj. /Telegrafi/

Komentet