Charlize Theron me fustan jeshil me thekë, Jessica Alba, Serena Williams dhe Sienna Miller shkëlqejnë në galanë e Airbnb.org

Magazina

Charlize Theron ka spikatur në tapetin e kuq të galasë së parë të Airbnb.org në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan jeshil smeraldi me thekë të gjata. Aktorja 51-vjeçare tërhoqi vëmendjen me modelin e veçantë, të kombinuar me taka të zeza me detaje voluminoze dhe flokë biondë të mbledhur pas, shkruan DailyMail. Në […]

Madhësia e shkronjave

Charlize Theron ka spikatur në tapetin e kuq të galasë së parë të Airbnb.org në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan jeshil smeraldi me thekë të gjata.

Aktorja 51-vjeçare tërhoqi vëmendjen me modelin e veçantë, të kombinuar me taka të zeza me detaje voluminoze dhe flokë biondë të mbledhur pas, shkruan DailyMail.

Në këtë event morën pjesë edhe Jessica Alba, Serena Williams dhe Sienna Miller, të cilat prezantuan stile të ndryshme.

Alba zgjodhi një fustan të zi me një shpatull të zbuluar, Serena Williams u shfaq me një fustan me printe leopardi dhe xixa argjendi, ndërsa Sienna Miller preferoi një fustan të bardhë sateni me prerje asimetrike dhe pala elegante.

Gala shënoi një moment të rëndësishëm për Airbnb.org, organizatën jofitimprurëse që ofron strehim falas në situata emergjente për personat e prekur nga fatkeqësitë natyrore dhe krizat e tjera.

Në tapetin e kuq, Charlize Theron u shfaq edhe përkrah bashkëthemeluesit të Airbnb, Brian Chesky. /Telegrafi/

Komentet