Mbi 300 kërkesa për dëmet nga vërshimet në Komunën e Rahovecit

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813520-attachment-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Mbi 300 kërkesa për dëmet nga vërshimet në Komunën e Rahovecit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1245" height="700" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813520-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Mbi 300 kërkesa për dëmet nga vërshimet në Komunën e Rahovecit" loading="lazy"></p>Komisioni për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në Komunën e Rahovecit ka pranuar deri më tani rreth 320 kërkesa nga qytetarët e prekur. Komuna e Rahovecit kishte bërë thirrje që qytetarët të aplikojnë për rimbursim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e javës së kaluar. Ndërkohë, të martën, kjo thirrje është përsëritur, duke njoftuar</div>

Madhësia e shkronjave

Komisioni për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në Komunën e Rahovecit ka pranuar deri më tani rreth 320 kërkesa nga qytetarët e prekur.
Komuna e Rahovecit kishte bërë thirrje që qytetarët të aplikojnë për rimbursim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e javës së kaluar. Ndërkohë, të martën, kjo thirrje është përsëritur, duke njoftuar se afati për aplikim është zgjatur deri më 14 janar.
“Ftohen qytetarët e komunës së Rahovecit, të cilët janë prekur nga vërshimet, që të paraqesin kërkesën për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve edhe nesër, më 14 janar 2026, deri në orën 16:00, në administratën komunale të Rahovecit, në sportelët nr. 6, 7 dhe 8”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Po ashtu, Komuna ka sqaruar se sa i përket dëmeve në infrastrukturën publike, përfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve urbane duhet t’i drejtohen Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Rahovecit për regjistrimin e dëmeve të shkaktuara në ura, rrëshqitje dheu, rrugë të dëmtuara, parqe, shtylla të ndriçimit publik, si dhe dëme të tjera të ngjashme.