Prej dy ditësh, “Flori Official” është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, i prezantuar nga produksioni si një personazh i njohur i rrjeteve sociale.
Hyrja e tij në format u realizua në mënyrë të veçantë, e ndërtuar si një nga reklamat e tij të shitjeve online, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe banorëve.
Megjithatë, ajo që nuk u përmend në asnjë moment ishte emri dhe mbiemri i tij i vërtetë. Publikut iu servir vetëm nofka “Flori Official”, me të cilën ai njihet në internet, pa asnjë sqarim tjetër mbi identitetin personal.
Sipas raportimeve, emri i vërtetë i tij është Florian Prini, një person i cili rezulton i skeduar nga autoritetet italiane në lidhje me një çështje të rëndë penale.
Mediat në Itali kanë raportuar që në shkurt të vitit 2015 për goditjen e një rrjeti prostitucioni, ku Prini përmendej si një nga personat përgjegjës.
Hetimet kishin nisur më 16 qershor 2014, pas një përleshjeje të dhunshme mes prostitutave, e cila përfundoi me plagosjen me thikë të një gruaje të re.
Gjatë muajve në vijim, policia italiane rindërtoi skemën e funksionimit të rrjetit, duke zbuluar përplasjet mes prostitutave “të pavarura” dhe atyre që menaxhoheshin nga një çift shqiptar.
Karabinierët arrestuan Florian Prinin dhe partneren e tij, Fabiana Hoxhën. Prini ishte rezident i ligjshëm në Itali, ndërsa Hoxha rezultonte e regjistruar si emigrante.
Vendbanimi i tyre në Torre Pedrera ishte identifikuar prej kohësh si një qendër logjistike për aktivitetin e prostitucionit.
Aktualisht, mbetet e paqartë nëse produksioni i Big Brother VIP ka zgjedhur që të mos bëjë publik identitetin e vërtetë të “Flori Official” për shkak të kësaj të shkuare, apo nëse vetë banori ka preferuar të mos e deklarojë historinë e tij personale.
Nga rrjeti i prostitucionit në Itali te Big Brother VIP: Zbulohet e kaluara e Florian Prinit, që produksioni e prezantoi vetëm me nofkë
<div><div><img width="640" height="372" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/Ew-1024x595.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1079" height="627" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/Ew.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Prej dy ditësh, “Flori Official” është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, i prezantuar nga produksioni si një personazh i njohur i rrjeteve sociale. Hyrja e tij në format u realizua në mënyrë të veçantë, e ndërtuar si një nga reklamat e tij të shitjeve online, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut […]</div>






