Malisheva ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri, duke ia besuar drejtimin e skuadrës teknikut gjerman Thomas Brdaric.
Klubi nga Malisheva e bëri të ditur lajmin përmes një komunikate zyrtare, ku shprehu kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes me trajnerin gjerman, i cili së fundmi ishte në krye të Drenicës.
Sipas njoftimit të klubit, Brdaric ka drejtuar skuadra në nivele të larta garimi dhe konsiderohet si një trajner me vizion të qartë, i aftë për të ndërtuar strukturë dhe organizim brenda ekipit.
Drejtuesit e Malishevës besojnë se përvoja e tij në futbollin profesionist do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e klubit dhe në krijimin e një mentaliteti fitues për sezonet e ardhshme.
FC Malisheva ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e krye-trajnerit të ri Thomas Brdaric.
Trajneri gjerman sjell me vete përvojë të pasur ndërkombëtare, si në futbollin evropian ashtu edhe në atë aziatik, duke drejtuar klube në nivele të larta garimi.
Si figurë që ka kaluar nëpër kategori të ndryshme të futbollit profesionist, Brdaric me përvojën dhe vizionin e tij presim të sjellë strukturë, organizim dhe një kulturë fituese në klub.
Trajnerit i urojmë shumë suksese në krye të FC Malishevës dhe e mirëpresim në familjen tonë.Mirë se erdhe, Thomas!






