Ndeshja e shumëpritur e 1/8 së finales së Kupës së Botës mes Meksikës dhe Anglisë është shtyrë zyrtarisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Sipas raportimeve të mediave britanike, organizatorët kanë vendosur që takimi të nisë me një orë vonesë. Përballja, e cila ishte planifikuar të fillonte në ora 02:00 me kohën tonë lokale, tani do të luhet në orën 03:00 pas mesnate sipas kohës sonë.
Sfida zhvillohet në stadiumin legjendar Azteca në Mexico City, një nga arenat më ikonike të futbollit botëror, ku pritet një atmosferë e jashtëzakonshme për duelin mes dy kombëtareve me histori të pasur në Kupën e Botës.
Përballja mes Meksikës dhe Anglisë është një nga ndeshjet më interesante të fazës së eliminimit direkt, me fituesin që do të sigurojë një vend në çerekfinale. Tifozët e të dyja kombëtareve do të duhet të presin pak më gjatë, ndërsa organizatorët shpresojnë që kushtet atmosferike të përmirësohen dhe ndeshja të zhvillohet pa probleme. /Telegrafi/






