Zjarri bllokon dhjetëra gazetarë në ndërtesën ku ndodhet televizioni opozitar në Gjeorgji

Bota

Një zjarr shpërtheu të mërkurën në një qendër biznesi në Tbilisi, ku ndodhet edhe televizioni opozitar gjeorgjian Formula. Për shkak të tymit të dendur, televizioni u detyrua të ndërpriste transmetimin, ndërsa dhjetëra gazetarë mbetën të bllokuar në redaksinë e tij. Zjarri përfshiu qendrën e biznesit Delisi, ndërsa tymi u përhap në studiot dhe hapësirat e […]

Madhësia e shkronjave

Një zjarr shpërtheu të mërkurën në një qendër biznesi në Tbilisi, ku ndodhet edhe televizioni opozitar gjeorgjian Formula. Për shkak të tymit të dendur, televizioni u detyrua të ndërpriste transmetimin, ndërsa dhjetëra gazetarë mbetën të bllokuar në redaksinë e tij.

Zjarri përfshiu qendrën e biznesit Delisi, ndërsa tymi u përhap në studiot dhe hapësirat e redaksisë së televizionit.

Gazetarja e Formula-s, Sopho Vardiashvili, i tha agjencisë së lajmeve Interpress se 22 punonjës kishin mbetur të bllokuar në redaksi, pasi tymi kishte përfshirë shkallët e ndërtesës dhe ua kishte pamundësuar daljen.

“Jemi 22 persona në redaksi. Për momentin jemi të sigurt”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Ajo shtoi se zjarrfikësit kishin mbërritur në katin ku ndodhej redaksia dhe u kishin këshilluar të qëndronin aty, pasi konsiderohej vendi më i sigurt.

“E kemi mbyllur derën, sepse ka shumë tym gjithandej”, deklaroi Vardiashvili.

Sipas saj, ashensorët e ndërtesës ishin çaktivizuar, ndërsa gazetarët që kishin tentuar të dilnin përmes shkallëve ishin detyruar të ktheheshin për shkak të dukshmërisë së dobët.

Ndërkohë, gazetarja tjetër e Formula-s, Nino Zhizhilashvili, bëri thirrje për ndihmë urgjente përmes një postimi në Facebook.

“E kemi ndërprerë transmetimin. Disa nga kolegët tanë nuk mund të dalin për shkak të tymit”, shkroi ajo.

Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo për shkakun e shpërthimit të zjarrit. /Telegrafi/

Komentet