Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ndryshe nga Trump: Irani kurrë nuk ka qenë kërcënim për Amerikën

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, reagoi pasi mediumi amerikan ABC raportoi se ekziston një “kërcënim i vërtetë” nga sulmet me dron nga Irani ndaj Kalifornisë.

Deklarata e Leavitt bie në kundërshtim me pohimet e gjertanishme të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

ABC raportoi se FBI-ja kishte dërguar një paralajmërim për stacionet policore në Kaliforni për një “sulm të mundshëm me dron iranian” në bregun perëndimor të SHBA-së.

Leavitt e mohoi këtë raport, duke thënë se duhet të tërhiqet menjëherë kjo histori.

“Ata bazuan tekstin në një e-mail ku disa stacione policore u informuan për një informacion të pa verifikuar. Edhe në e-mail thuhet se është informacion i pa verifikuar, por ABC nuk shkroi asnjë fjalë për këtë”, shkroi ajo në platformën X.