Xharra-Budima: Frymëmarrja me gojë mund të pengojë zhvillimin normal të nofullës tek fëmijët

shendetesi

Frymëmarrja përmes gojës tek fëmijët nuk është e padëmshme. Sipas specialistes së ortodoncisë, Pasionare Xharra-Budima, kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e nofullës së sipërme dhe të shkaktojë probleme të ndryshme ortodontike në të ardhmen. Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, Xharra-Budima shpjegoi se zhvillimi i nofullave është […]

Madhësia e shkronjave

Frymëmarrja përmes gojës tek fëmijët nuk është e padëmshme. Sipas specialistes së ortodoncisë, Pasionare Xharra-Budima, kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e nofullës së sipërme dhe të shkaktojë probleme të ndryshme ortodontike në të ardhmen.

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, Xharra-Budima shpjegoi se zhvillimi i nofullave është i lidhur ngushtë me mënyrën e frymëmarrjes, ndërsa vështirësitë në frymëmarrjen përmes hundës shpesh i shtyjnë fëmijët të marrin frymë përmes gojës.

“Shpeshherë zhvillimi i nofullës së sipërme ndërlidhet me frymëmarrjen. Meqenëse kulmi i gojës është dyshemeja e hundës, supozohet që me zgjerimin e nofullës së sipërme përmirësohet edhe frymëmarrja”, tha Xharra-Budima.

Ajo theksoi se në shumë raste problemi nuk fillon te nofulla, por te pengesat në rrugët e frymëmarrjes, si alergjitë kronike, riniti kronik apo adenoidet e zmadhuara.

“Të gjitha këto e vështirësojnë frymëmarrjen përmes hundës dhe fëmija fillon të marrë frymë më shumë përmes gojës”, shpjegoi ortodontja.

Sipas saj, kur frymëmarrja zhvillohet përmes gojës, ndodhin ndryshime të rëndësishme në pozicionin e gjuhës dhe muskujve të fytyrës.

“Kur fëmija merr frymë me gojë, gjuha zbret poshtë. Në kushte normale ajo duhet të mbështetet në qiellzë. Gjuha është një muskul shumë i fuqishëm dhe ndikon drejtpërdrejt në formimin e nofullës së sipërme”, tha ajo.

Xharra-Budima shpjegoi se kur gjuha nuk qëndron në pozicionin e saj natyral, nofulla e sipërme nuk merr mbështetjen e nevojshme për zhvillim normal.

Për më shumë shikoni podcastin “Shëndeti në rend të parë”: