Xhafer Gashi: Do të jem gjithmonë pranë qytetarëve dhe zëri i tyre në Kosovë

Nacionale

<div><div><img width="640" height="795" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808070-attachment-824x1024.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Xhafer Gashi: Do të jem gjithmonë pranë qytetarëve dhe zëri i tyre në Kosovë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1290" height="1603" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808070-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Xhafer Gashi: Do të jem gjithmonë pranë qytetarëve dhe zëri i tyre në Kosovë" loading="lazy"></p>Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi, ka theksuar se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve, jo vetëm të Obiliqit, por të gjithë Kosovës. Ai nënvizoi se rrugëtimi i tij politik është ndërtuar me punë të palodhshme ndër vite, me përkushtim të përditshëm dhe me përgjegjësi ndaj secilit qytetar. Gashi</div>

Madhësia e shkronjave

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi, ka theksuar se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve, jo vetëm të Obiliqit, por të gjithë Kosovës. Ai nënvizoi se rrugëtimi i tij politik është ndërtuar me punë të palodhshme ndër vite, me përkushtim të përditshëm dhe me përgjegjësi ndaj secilit qytetar.
Gashi theksoi se Obiliqi është dëshmi konkrete e asaj që mund të arrihet kur punohet me zemër dhe pa u ndalur, duke e cilësuar atë si një shembull të punëve dhe angazhimeve që kanë lënë gjurmë dhe vazhdojnë të japin shpresë për të ardhmen.
Në fund, ai u zotua se do të jetë zëri i qytetarëve për Kosovën, duke ftuar përkrahje për vizionin dhe programin e Lidhja Demokratike e Kosovës me mesazhin: “Zgjidh Shpresën”.