“Xavi ka të drejtë”, ish-drejtori sportiv i Barcelonës mbështet pretendimet për rikthimin e Messit

Polemika të reja kanë dalë në pah rreth rikthimit të dështuar të Lionel Messit te Barcelona në vitin 2023, pas pretendimeve kontradiktore nga figurat e përfshira në atë kohë.

Ish-trajneri i Barçës, Xavi, deklaroi së fundmi se La Liga e kishte miratuar rikthimin e Messit dhe fajësoi presidentin e klubit, Joan Laporta, për bllokimin e transferimit.

“Leo u transferua… kishim dritën jeshile nga La Liga, por ishte presidenti ai që i prishi të gjitha”, tha Xavi, duke shtuar se Messi nuk u rikthye sepse “presidenti nuk e do atë”.