Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, deklaroi sot në konferencën e sigurisë në Munih se Serbia ndjehet seriozisht e kërcënuar nga zhvillimet e fundit në bashkëpunimin ushtarak midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
Ai tha se formimi i një “blloku ushtarak” në rajon është i rrezikshëm dhe se Beogradi do të ndërmarrë masa për të mbrojtur interesat e tij, raporton “Index.hr”.
“Me formimin e një aleance ushtarake midis Kroacisë, Prishtinës dhe Tiranës, ne jemi seriozisht të kërcënuar dhe do ta adresojmë këtë problem. Kjo është një çështje që duhet ta marrim seriozisht”, u tha Vuçiqi gazetarëve në Munih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut.
Vuçiqi theksoi se Serbia do të rrisë kapacitetet e saj ushtarake dhe do të investojë më shumë në prodhimin e armëve për të përballuar kërcënimet e perceptuara, duke shprehur pakënaqësi edhe ndaj heshtjes ndërkombëtare për këtë çështje. Ai theksoi se deri në 30-40% të prodhimit të armëve të vendit do të shkojë direkt për Forcat e Armatosura të Serbisë.
Nga ana tjetër, ministri i mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, ka reaguar ndaj akuzave të Vuçiqit duke thënë se deklarata e bashkëpunimit ushtarak mes tri vendeve “nuk kërcënon askënd” dhe është një veprim teknik i orientuar drejt forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Sipas tij, dokumenti nuk përbën një aleancë të drejtpërdrejtë kundër ndonjë shteti fqinj.
Deklarata për bashkëpunim ushtarak u nënshkrua më 18 mars 2025 në Tiranë, si një iniciativë për integrim më të madh ushtarak dhe përforcim të ndërveprimit midis tre vendeve.
Ballina Nacionale Vuçiq: Vëllimi i bashkëpunimit ushtarak Kosovë-Shqipëri-Kroaci kërcënon sigurinë e Serbisë
Vuçiq: Vëllimi i bashkëpunimit ushtarak Kosovë-Shqipëri-Kroaci kërcënon sigurinë e Serbisë
- Reklamë -











