Pak më parë, Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën, shkruan Gazeta Express.
Rreth kësaj ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Kjo e fundit ka thënë se tashmë është e qartë se lideri i VV’së Albin Kurti, ‘’nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total’’.
Deputetja e PDK’së ka vlerësuar se Kurti po e shtyn vendin drejt ‘’një krize të re politike’’, dhe se, kryetari i partisë në pushtet ka zgjedhur krizën dhe përplasjen.
Postimi:
Tashmë është e qartë: Albin Kurti nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total. Në kohën kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për maturi, unitet dhe përgjegjësi shtetërore, ai me vetëdije po e shtyn vendin drejt një krize të re politike. Jo sepse nuk kishte rrugëdalje. Përkundrazi, zgjidhja ishte aty. Mundësia për marrëveshje dhe për zgjedhjen e presidentit ekzistonte. Por Kurti zgjodhi krizën. Zgjodhi përplasjen. Zgjodhi interesin e tij politik mbi interesin e shtetit. Kosova dhe qytetarët e saj nuk e meritojnë këtë ndëshkim që po ua imponon ai. Institucionet e shtetit nuk janë pronë e askujt, e aq më pak e një njeriu që e sheh pushtetin si qëllim në vetvete. Kosova është më e madhe se ambicia e kujtdo.
Vlora Çitaku: Tashmë është e qartë, Kurti do pushtet total – Ai zgjodhi krizën dhe përplasjen
<div><div><img width="572" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826208-vlora-citaku-tashme-eshte-e-qarte-kurti-do-pushtet-total-ai-zgjodhi-krizen-dhe-perplasjen.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="vlora-citaku:-tashme-eshte-e-qarte,-kurti-do-pushtet-total-–-ai-zgjodhi-krizen-dhe-perplasjen" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="572" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826208-vlora-citaku-tashme-eshte-e-qarte-kurti-do-pushtet-total-ai-zgjodhi-krizen-dhe-perplasjen.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="vlora-citaku:-tashme-eshte-e-qarte,-kurti-do-pushtet-total-–-ai-zgjodhi-krizen-dhe-perplasjen" loading="lazy"></p>Pak më parë, Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën, shkruan Gazeta Express. Rreth kësaj ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Kjo e fundit ka thënë se tashmë është e qartë se lideri i VV’së Albin Kurti, ‘’nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total’’. Deputetja e PDK’së ka</div>






