Shqiptari Viktor Gjelaj në garë për Mbikëqyrës të Mamakatingut në Nju-Jork: Ky vend është shtëpia ime

Nacionale

Shqiptari Viktor Gjelaj, i cili jeton në Mamakating po kërkon besimin e qytetarëve për postin e Mbikëqyrësit e këtij qyteti (Toën Supervisor). Përmes një postimi të bërë në Instagram, ai ka treguar se përse e meriton voten e njerëzve atje, duke thënë se ka një lidhje unike me komunitetin, përvojën e krijuar ndër vite dhe […]

Madhësia e shkronjave

Shqiptari Viktor Gjelaj, i cili jeton në Mamakating po kërkon besimin e qytetarëve për postin e Mbikëqyrësit e këtij qyteti (Toën Supervisor).

Përmes një postimi të bërë në Instagram, ai ka treguar se përse e meriton voten e njerëzve atje, duke thënë se ka një lidhje unike me komunitetin, përvojën e krijuar ndër vite dhe përkushtimin ndaj shërbimit publik.

Në mesazhin e tij, Gjelaj thekson se Mamakatingu për të përfaqëson shumë më tepër sesa vendin ku jeton.

Ai e përshkruan atë si vendin ku ka ndërtuar marrëdhënie, ka bashkëpunuar me fqinjët dhe është bërë pjesë e një komuniteti që e konsideron shtëpi.

Sipas tij, këto përvoja kanë ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si e kupton lidershipin dhe përgjegjësinë që vjen me shërbimin ndaj qytetarëve.

Në kuadër të fushatës, Gjelaj u është drejtuar banorëve të Mamakatingut me një thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 3 nëntorit, shkruan Telegrafi.

“Do të isha i nderuar për votën tuaj më 3 nëntor”, thuhet në videomesazhin e tij.

Me sloganin “Votoni Viktor Gjelaj për Mbikëqyrësin e Mamakatingut”, kandidati synon të përcjellë një mesazh të bazuar në përkatësinë në komunitet, marrëdhëniet me banorët dhe përgjegjësinë publike.

Posti i Mbikëqyrësit të Mamakatingut është pjesë e qeverisjes lokale dhe lidhet me administrimin e çështjeve komunale, buxhetin dhe vendimmarrjen për zhvillimin e zonës.

Fushata e Gjelajt vjen në prag të zgjedhjeve lokale, në të cilat votuesit do të vendosin për përfaqësimin dhe drejtimin e ardhshëm të komunitetit të tyre./Telegrafi/

Komentet