Vetë nuk shfaqet në publik, por lideri suprem iranian i bën kërcënimet përmes rrjeteve sociale

Bota

Udhëheqësi suprem i Iranit ka publikuar një deklaratë me rastin e përvjetorit të krijimit të Republikës Islamike më 1 prill, si dhe në prag të ditëlindjes së babait të tij të ndjerë. Në mesazhin e shpërndarë në Telegram, Mojtaba Khamenei vlerësoi rolin e ushtrisë iraniane në mbrojtjen e vendit përballë SHBA-së. Mes tensioneve të reja […]

Madhësia e shkronjave

Udhëheqësi suprem i Iranit ka publikuar një deklaratë me rastin e përvjetorit të krijimit të Republikës Islamike më 1 prill, si dhe në prag të ditëlindjes së babait të tij të ndjerë.

Në mesazhin e shpërndarë në Telegram, Mojtaba Khamenei vlerësoi rolin e ushtrisë iraniane në mbrojtjen e vendit përballë SHBA-së.

Mes tensioneve të reja në Ngushtica e Hormuzit, ai paralajmëroi se “marina trimërore e Iranit është gati të shkaktojë humbje të tjera të hidhura ndaj armiqve”, shkruan skynews.

Nga ana tjetër, zyrtarët amerikanë pretendojnë se marina iraniane është goditur rëndë, duke thënë se mbi 150 anije janë shkatërruar, përfshirë edhe të gjitha nëndetëset.

Mojtaba Khamenei mori drejtimin e vendit pasi babai dhe paraardhësi i tij, Ali Khamenei, u vra në një sulm amerikan në fillim të luftës.

Besohet se edhe ai vetë është plagosur. Që prej asaj kohe nuk është shfaqur në publik dhe deklaratat e tij publikohen vetëm në formë të shkruar ose lexohen nga të tjerë. /Telegrafi/