Vera mbaroi, por jo edhe sezoni i plazhit në Shqipëri

Nacionale

Temperaturat e larta dhe kushtet e favorshme të motit në këto ditë të para të shtatorit kanë bërë që bregdeti i Shëngjinit të popullohet nga pushues të shumtë. Janë vizitorë të ardhur nga zona të ndryshme, ndërsa as në këtë periudhë nuk mungojnë në Shëngjin më besnikët e kësaj vije bregdetare, shqiptarët e Kosovës. Ata […]

Madhësia e shkronjave

Temperaturat e larta dhe kushtet e favorshme të motit në këto ditë të para të shtatorit kanë bërë që bregdeti i Shëngjinit të popullohet nga pushues të shumtë.

Janë vizitorë të ardhur nga zona të ndryshme, ndërsa as në këtë periudhë nuk mungojnë në Shëngjin më besnikët e kësaj vije bregdetare, shqiptarët e Kosovës.

Ata vlerësojnë qetësinë si dhe çmimet më të favorshme. Shumë prej tyre thonë se kanë zgjedhur ta vizitojnë bregdetin në shtator dhe kanë shmangur ditët me temperaturat përvëluese të verës

Për të tërhequr sa më shumë vizitorë, operatorët turistikë në zonë ofrojnë paketa me çmime më të ulëta. Sipas tyre, kapacitetet për shtatorin janë ezauruar, ndërsa interes ka edhe për ditët e tetorit. Tur-operatorët presin që këtë vit sezoni turistik të zgjatet deri në fillim të nëntorit./Tv Klan