Vdesin dy persona që u aksidentuan ditë më parë

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812655-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Vdesin dy persona që u aksidentuan ditë më parë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812655-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Vdesin dy persona që u aksidentuan ditë më parë" loading="lazy"></p>Dy persona kanë vdekur në spital pasi ishin aksidentuar, në dy raste të ndara, ditë më parë. Në rastin e parë, aksidenti pati ndodhur në Prishtinë më 30 dhjetor dhe derisa ishte në trajtim viktima ka vdekur më 9 janar. “Me 09.01.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjersa ishte në tretman mjekësor, si pasojë</div>

Madhësia e shkronjave

Dy persona kanë vdekur në spital pasi ishin aksidentuar, në dy raste të ndara, ditë më parë.
Në rastin e parë, aksidenti pati ndodhur në Prishtinë më 30 dhjetor dhe derisa ishte në trajtim viktima ka vdekur më 9 janar.
“Me 09.01.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjersa ishte në tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi Policia.
Ndërsa, në fshatin Slivovë më 3 janar ishte aksidentuar një grua e cila po trajtohej në QKUK deri kur vdiq më 10 janar.