Zyrtarët turq kanë theksuar domosdoshmërinë e garantimit të sigurisë së jetës, pronës, lundrimit dhe mjedisit në Detin e Zi, si dhe kanë dhënë paralajmërimet e nevojshme.
Ambasadori i Ukrainës në Ankara është thirrur të shtunën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë pas sulmeve ndaj dy anijeve të operuara nga Turqia në Detin e Zi, thanë burime nga Ministria e Jashtme turke, njofton Anadolu Agency.
Anija “Lider Bordo Mavi”, e operuar nga Turqia, është goditur më 26 gusht në brigjet e qytetit port rus Tuapse, në Detin e Zi.
Sipas burimeve, anija “Lider Kocatepe”, e cila të nesërmen është dërguar për ta tërhequr anijen e goditur, është shënjestruar gjithashtu.
Pas incidenteve, ambasadori i Ukrainës në Ankara është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku Turqia ka përcjellë reagimin e saj lidhur me sulmet.
Gjatë takimit, zyrtarët turq kanë theksuar domosdoshmërinë e garantimit të sigurisë së jetës, pronës, lundrimit dhe mjedisit në Detin e Zi, si dhe kanë dhënë paralajmërimet e nevojshme.






