Tym i madh në Zonën Industriale në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Tym i madh është parë duke dalë nga një pjesë në Zonën Industriale në Prishtinë.
Lidhur me rastin është deklaruar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
“Nuk ka pasur diçka të madhe. Janë djegur disa mbeturina, nuk ka pasur të lënduar, asgjë. Ekipi ka qenë, ka intervenuar shpejtë e ka fikur zjarrin dhe është kthyer në bazë”, deklaroi Gashi.